Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Gërvalla: S’kam arsye të besoj në pretendimet kundër ambasadorit Berishaj

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla në një linjë direkte nga Nju Jorku në FIVE lidhur me raportimet për ambasadorin Martin Berishaj, ka thënë se i ka ndjekur raportimet që janë bërë.

Ajo ka thënë se shumë shpejt do të komunikoj me të, duke shtuar se do i ndjek zhvillimet por se në këtë fazë nuk ka arsye që të ndërmerren hapa.

”Do të bisedoj edhe personalisht me ambasadorin Berishaj, i cili shumë qartë dhe publikisht ka treguar që nuk ka asgjë të vërtetë në ato raportime të mediave”.

”Por unë nuk kam asnjë arsye të besoj se këto pretendime do të dalin të sakta përderisa ai thotë që nuk janë. Është çështje e organeve të drejtësisë’’.

”Në fakt bëhet fjalë për një raportim të një mediumi slloven. Unë kam lexuar raportimet brenda një kohë të shkurt” duke shtuar se tani është koha që të lihen të qetë për të par zhivllimet.

”Na lejoni t’i ndjekim proceset njëherë dhe të shohim’’, duke shtuar se do të ndjekin më shumë kujdes të gjitha zhvillimet dhe do ”të ndërmarrim hapat e atëherë kur ato të jenë të nevojshëm, nëse do të jenë të nevojshme gjë për të cilën deri në këtë moment nuk kemi as një indikacion”, ka deklaruar Gërvalla./ PortalD