Vushtrri - 17.03.2020
Vushtrria fillon pastrimin dhe dezinfektimin e rrugëve
Komuna e Vushtrrisë duke shfrytëzuar motin e mirë dhe mos qarkullimin e njerëzve sot ka filluar pastrimin dhe dezinfektimin e sheshit kryesor “Adem Jashari” me qëllim parandalimit të COVID-19.
Këtë e ka bërë të ditur vet i pari i Komunës, Xhafer Tahiri.
Ai gjithashtu ka bërë thirrje për kujdes të shtuar të qytetarëve.
Gjatë ditës së djeshme në Vushtrri është dyshuar për një rast të infektuar me virusin corona por rezultatet dolën negative.
Deri më tani në Kosovë 16 persona kanë dalur pozitiv me COVID-19.
Qytetet si Vitia, Malisheva, Podujeva dhe Klina janë në karantinë pasi në këto qytete u identifikuan disa të prekur me virus.
Ndërkaq, tre persona të prekur me coronavirus janë identifikuar në Aeroportin e Prishtinës pasi erdhën nga Londra.
Qeveria e Kosovës ditë më parë ka shpallur gjendjen emergjente pas situatës me rrezikun e shpërndarjes së këtij virusi.