Ilustrim

Vushtrri: Arrestohet një person, organizonte lojëra të fatit dhe gara me qen

Një person është arrestuar dje në Vushtrri nën dyshimin se po merrej më lojëra të fatit.

Policia thotë se njësitë policore kanë kontrolluar në një bodrum të një ndërtese dhe aty kanë vërejtur se po zhvillohen lojëra të fatit si dhe gara me qen.

Tutje thuhet se nga aty janë konfiskuar përkohësisht disa pajisje elektronike.

Policia ka shtuar se me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar dhe rasti hetohet në procedurë të rregullt.​

Rasti ka ndodhur në rrugën “Pandeli Sotiri” rreth orës 19:15.

Ditë më parë, KALLXO.com raportoi për një aksion të gjerë të Policisë në Vushtrri kundër lokaleve ku dyshohej se po zhvilloheshin veprimtari të paligjshme të lojërave të fatit.

Foto: Policia aksion masiv në Vushtrri

.