Fotografi nga bastisja në Vushtrri, Foto: KALLXO.com

Foto: Policia aksion masiv në Vushtrri

Pesë lokacione në qytetin e Vushtrrisë kanë qenë cak i batisjeve nga Policia e Kosovës.

Arsyeja e bastisjeve kanë qenë lokalet në të cilat zhvilloheshin lojëra të fatit.

Lojërat e fatit janë ilegale pas hyrjes në fuqi të Ligjit për ndalimin e lojërave të fatit në Kosovë, i cili ndalon funksionimin e bizneseve të këtyre lojërave për 10 vjetët e ardhshme.

I gjithë operacioni është ndërmarrë pas filmimeve të siguruara të KALLXO.com, të cilat më pas i janë dërguar Policisë së Kosovës.

Fotografi nga bastisja në Vushtrri, Foto: KALLXO.com
Fotografi nga bastisja në Vushtrri, Foto: KALLXO.com

KALLXO.com ka shkruar vazhdimisht për mbylljen e bastoreve të cilat po vepronin kundërligjshëm në Kosovë.

Një hulumtim i emisionit “Drejtësia në Kosovë”, i kryer në disa qytete të Kosovës, ka zbardhur se bastet në vend nuk janë ndalur ndërsa fitimet vetëm janë rritur për bosët dhe figurat politike që u qëndrojnë prapa.

Gjithashtu në shumë emisione të Drejtësia në Kosovë janë transmetuar pamje ekskluzive nga zbulimet e bastoreve ilegale në disa qytete të Kosovës.