Vushtrri, 7 të lënduar në aksidentin mes dy veturave

Një aksident trafiku me disa të lënduar ka ndodhur sot pasdite në afërsi të Vushtrrisë.

Policia e Rajonit të Mitrovicës e ka konfirmuar për KALLXO.com lajmin.

Sipas zëdhënësit të Policisë, Avni Zahiti, aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00 në  fshatin Druarë të Vushtrrisë.

“Të përfshira në aksident  janë dy vetura civile ku si pasojë lëndime kanë pësuar shtatë persona, të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në Spitalin e Vushtrrisë”, ka thënë për KALLXO.com Avni Zahiti.

Njësitë përkatëse janë duke i hetuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.