Aleksandar Vuçiq

Vuçiq: Do të jetonim dhjetë herë më mirë nëse do vendosnim sanksione ndaj Rusisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një intervistë në TV Prva, ka deklaruar se Serbia po pëson dëme të mëdha për shkak të mos vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.

Vuçiq deklaroi se dhjetë herë më mirë do të jetonin nëse do të vendosnin sanksione, por siç shtoi ai, nuk do ta bëjnë sepse po sillen si një vend i pavarur.

“Tani të gjithë do të thonë se Vuçiq po paralajmëron vendosjen e sanksioneve. Jo, ne do të luftojmë për politikën tonë. Për të mos folur për investimet e huaja, që aktorët dhe regjisorët amerikanë refuzuan të vinin në vend, po pësojmë dëme të mëdha. Ne po e bëjmë këtë nga respektimi i ligjit ndërkombëtar, e dimë se sa të padrejta janë sanksionet. A kemi vendosur sanksione më 3 prill? Ne vuajmë tmerrësisht dhe shumë duke mos vendosur sanksione, dua që njerëzit ta dinë këtë. Ne do të jetonim dhjetë herë më mirë nëse do ta bënim këtë, nuk e bëjmë këtë sepse jemi një vend i pavarur dhe sovran”, tha Vuçiq.