Vrasje e rëndë në tentativë në Prishtinë, viktima dërgohet në QKUK

Një i dyshuar ka tentuar të vrasë një person tjetër para dy ditëve në Prishtinë.

Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur para dy ditëve, rreth orës 21:00, ndërsa në polici është raportuar gjatë ditës së djeshme.

Policia ka sqaruar se i dyshuari pas një mosmarrëveshje, kishte sulmuar viktimën, i cili si pasojë e sulmit ishte dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Tutje në njoftim thuhet se i dyshuari  për këtë rast, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 24 orë, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet si vrasje e rëndë në tentativë.