Viola Von Cramon

Von Cramon kërkon liberalizim sa më të shpejtë të vizave për qytetarët e Kosovës

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka bërë të ditur se Komisioni i PE-së ka pranuar raportin e saj për Kosovën.

Ajo në “Twitter” ka shkruar se Kosova nga Parlamenti Evropian shihet si një vend me perspektivë të qartë evropiane, por ka ende një rrugë të gjatë përpara drejt BE-së, sidomos në përmirësimin e situatës në fushën e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Ajo ka përmendur edhe vazhdimin e dialogut me Serbinë, duke thënë se ky proces është në interes të të dyja palëve.

 

“Pa dialog, Kosova ka shumë për të humbur. Parlamenti Evropian ka të njëjtin tekst në raportin për Serbinë nga VladoBilcik. BE, gjithashtu, duhet të bëjë detyrat e shtëpisë dhe Këshilli duhet të jep liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka shkruar Viola von Cramon, sipas së cilës raporti përfundimtar për Kosovën do të miratohet në seancën plenare të 24 marsit./Rtv21