Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe u.d e presdentes Vjosa Osmani Foto: Zyra e Presidentit

Vjosa Osmani i kërkon Avdullah Hotit koordinim institucional në përballje me pandeminë

Presidenca e Kosovës ka dalë me një komunikatë lidhur me takimin e ushtrueses së detyrës së presidentës së Kosovës, Vjosa Osmani me kryeministrin Avdullah Hoti.

Sipas njoftimit, takimi është mbajtur në vazhdën e koordinimit dhe bashkërendimit ndërinstitucional.

“Në takim janë diskutuar aspekte të përgjithshme të funksionimit në vend. Kryeministri Hoti e ka njoftuar u.d. Presidenten Osmani për hapat e ndërmarrë në menaxhimin e pandemisë, dialogun me Serbinë, aspekte të politikës së jashtme si dhe çështje të sigurisë”, thuhet në komunikatë.

Ndërkaq u.d. presidentja Osmani thuhet se ka shtruar nevojën e koordinimit institucional në përballje me pandeminë Covid-19, në këtë situatë të vështirë, në mënyrë që të zvogëlohen pasojat në njerëz nga kjo pandemi.

Kosova aktualisht është duke u përballur me shifra rekorde të të infektuarve me COVID-19.

Avdullah Hoti flet pas takimit me Vjosa Osmanin