Policia e Shqipërisë - Foto: Facebook
Vizitorë të Shqipërisë kujdes, Policia ka ashpërsuar masat
Policia rrugore në Lezhë gjatë fundjavës ka shtuar masat me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe krijimin e lehtësirave për përdoruesit e rrugës gjatë sezonit veror.
Sipas njoftimit të Policisë Shqiptare ata janë në monitorim të situatës bashkë me makinën inteligjente, radarin automatik dhe flotën e makinave të reja, të pajisura me të gjitha mjetet logjistike bashkëkohore.
Policia e Shtetit ka bërë të ditur se deri më tani janë vendosur edhe 274 masa administrative për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, si mosvendosja e rripit të sigurimit, ndalim qëndrimi/pushimi, drejtim i moto-mjeteve pa kaskë mbrojtëse.
Ndërsa janë ndëshkuar 46 drejtues të automjeteve që ishin nën efektin e alkoolit, për përdorim të telefonit janë ndëshkuar 26 vozitës si dhe qindra të tjerë për vepra të ndryshme.