Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, Foto:KALLXO.com

Viti i ri shkollor në kohë pandemie do të mund të zhvillohet përmes katër skenarëve

Ministri e Arsimit ka bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e viti shkollor 2021/2022.

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci në konferencë për media ka bërë të ditur se viti shkollor në kohë të pandemisë mund të zhvillohet me skenarët A,B,C. Por këtë vit do të jetë edhe një skenar shtesë.

“Me këtë udhëzues parashihen udhëzuesit e mundshëm për mbajtjen e mësimit në kushte të pandemisë. Pësëri janë skenarët A, B, C, nga vitet e kaluara, por tani është shtuar si skenar bazik, është skenari i rikthimit, i cili parasheh rikthimin në shkolla me prezencë të plotë”, ka thënë Pupovci.

Shkalla e vaksinimit të mësimdhënësve është 77%, numri i nxënësve të vaksinuar dëri më tani është 2369, ndërsa  numri i studentëve të vaksinuar është 54 mijë e 438.

“Të gjithë punonjësit e arsimit ose duhet të jenë të vaksinuar ose çdo 72 orë duhet të sjellin testin”, ka thënë Pupovci.

Tutje, zëvendësministri Pupovci ka bërë të ditur se “Shpërndarja e teksteve shkollore ka filluar. Për herë të pare kemi edhe tekste alternative”.