Ilustrim

Vidhet vula në zyrën e gjendjes civile në fshatin Gjonaj në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vjedhje të rëndë në fshatin Gjonaj në Prizren. Sipas policisë në zyrën e gjendjes civile është vjedhur një vulë.

“Ankuesi mashkull kosovar zyrtar i zyrës së Gjendjes Civile në fsh. Gjonaj, Prizren ka raportuar se në intervalin e lartcekur kohor, të dyshuar deri më tani të panjohur, kanë thyer një xham të zyrës së Gjendjes Civile, kanë hyr brenda dhe nga aty kanë vjedhur një vulë” – thuhet në raportin e policisë.

Sipas policisë, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet” – thuhet në njoftim.