Shiriti i Policisë së Kosovës. Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Vidhet një kamerë dhe një pushkë gjuetie në Prishtinë

Në Policinë e Kosovës është raportuar se janë vjedhur një kamerë dhe një pushkë gjuetie me leje në një banesë në Prishtinë.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Zija Shemsiu” në mes periudhës kohore 26 janar 2023 – 9 shkurt 2023.

Siç njoftohet në raportin policor 24-orësh, viktima ka thënë se nga persona të panjohur është thyer banesa e tij ku më pas edhe dyshohet se kishte ndodhur vjedhja.

Tutje është thënë se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin.