Shirit i Policisë - Foto: REL

Vidhen stoli ari në Pejë

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 22:15 ka ndodhur një vjedhje e rëndë në Pejë.

Një person ka raportuar në polici se persona të panjohur kanë thyer njërën nga dritaret e banesës dhe kanë hyrë në banesën e tij.

Sipas viktimës të dyshuarit kanë demoluar dhomat dhe kanë vjedhur stoli ari.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet relevante të policisë dhe rasti po vazhdon të hetohet. Ndërkaq, nuk raportohet për ndonjë person të arrestuar në lidhje me këtë rast.