Vidhen kabllot elektrike nga fabrika që ishte djegur në Parkun e Biznesit në Drenas

Pronari i një fabrike e cila kohë më parë ishte djegur, ka raportuar në Policinë e Kosovës se persona të panjohur kanë vjedhur nga aty kabllot elektrike.

Rasti ‘Vjedhje e rëndë’ siç njofton Policia në raportin 24 orës ka ndodhur në Parkun e Biznesi në Drenas më datë 09.05.2024.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se, persona të pa njohur kanë vjedhur kabllot elektrike të objektit të fabrikës, e cila muaj më parë ishte djegur. Rasti është duke u hetuar”- përfundon njoftimi nga Policia.