VIDEO: Zjarr i madh përfshin supermarketin “Viva Fresh Store” në Ferizaj

Një zjarr i madh ka përfshirë supermarketin “Viva Fresh Store” në Ferizaj.

Zjarri i cili ka shpërthyer pak minuta pas mesnatës ka bërë shkrumb pothuajse të gjithë objektin e supermarketit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë Policia dhe Zjarrfikësit.

Sipas Policisë, në këtë incident nuk ka të lënduar ndërsa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.