VIDEO: Vërshohet lagjja "Fidanishte" në Pejë

Lagjja “Fidanishte” në Pejë është vërshuar nga shiu, i cili ka rënë para pak çastesh.

Uji ka mbuluar rrugët. Po ashtu, rrugët janë vërshuar edhe nga ujërat e zeza që kanë dalë nga pusetat e kanalizimit.

Një qytetar ka dërguar pamje në adresë të KALLXO.com.

Ai thotë se me këtë situatë lagjja përballet sa herë ka reshje të mëdha të shiut.