VIDEO - Të dielën do të hapet loti i parë i autostradës Thumanë - Kashar

Këtë të dielë, më 30.06.2024, do të lëshohet për qarkullim loti i parë i autostradës Thumanë – Kashar.

Këtë e ka bërë të ditur deputetja e kuvendit të Shqipërisë nga radhët e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali.

“Nesër, më 30 qershor Autostrada e kategorisë A të Bashkimit Europian, Thumanë-Kashar, loti i parë i Korridorit Blu, do të hapet për qarkullimin e automjeteve, çka lehtëson ndjeshëm qarkullimin në veri të vendit”, – ka shkruar deputetja Elisa Spiropali.