Nobelisti i letërisë, Orhan Pamuk, Foto: Murad Sezer/Reuters

VIDEO - Shtyhet vizita e Orhan Pamuk në Kosovë

Vizita e paralajmëruar e shkrimtari turk, fitues i çmimit Nobel, Orhan Pamuk është shtyrë për në vjeshtë.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit përmes një video mesazhi të dhënë nga Orhan Pamuk.

“Për arsye që nuk varen nga unë, më duhet të shtyjë vizitën time të paraparë për këtë muaj, por definitvisht do të takohemi këtë vjeshtë”- ka thënë Pamuk.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku kishte njoftuar se Pamuk do të jetë në Kosovë nga 24 deri më 26 maj.

Shkrimtari nobelist, Orhan Pamuk, së shpejti në Prishtinë

Shënim: Artikulli është edituar pasi që fillimisht është publikuar lajmi se shkrimtar Orhan Pamuk anulon vizitën e tij në Prishtinë. Në fakt, vizita e tij është shtyrë për në vjeshtë.