VIDEO - Protesta dhe kundër-protesta rreth xhamisë së re në Prishtinë

Një grup qytetarësh kanë protestuar sot para vendpunishtes ku ka filluar ndvrtimi i xhamisë së re në Prishtinë afër ndërtesës së Telekomit përderisa një grup tjetër kishin dalë aty për ta mbështetur ndërtimin e saj.

Rabit Mani, banor i Prishtinës, ka thënë se është kundër ndërtimit të kësaj xhamie për shkak se e konsideron se ndërtimi i saj është politik.

“Jemi dal me kundërshtu, por po më habit pjesëmarrja e vogël. Ndërtimi i kësaj xhamie me katër minare do t’i shkaktojë kokëçarje banorëve të lagjeve Dardania dhe Ulpiana”, ka thënë Mani.

Ndërsa në anën tjetër Fatmire Ahmeti nga lagjia Dardania në Prishtinë ka thënë për media se kjo lagje ka nevojë më shumë për jetën kulturore se sa për xhamitë.

“Kam me tubu krejt Dardaninë për mos me ndertu këtë xhami”, ka thënë Ahmeti.

Ndërsa një person që kishte dalë për ta kundvrshtuar protestën, tha se Prishtina ka nevojë për një xhami në atë lokacion.

“Na fetarisht e kemi, nuk dojm pamje, mundem mu falë edhe ne dhe vetëm mos të na rrok shiu edhe bora”, ka thënë njëri nga personat të cilët ishin për ndërtimin e kësaj xhamie.

Më 15 korrik të këtij viti kanë filluar ndërtimet për këtë xhami.