Homazhet te vendi i vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Foto: Kallxo.com

VIDEO - Nisin homazhet në dyvjetorin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit

Në Mitrovicën e Veriut kanë nisur homazhet për dyvjetorin e vrasjes së liderit të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviq.

Paraditen e së enjtes, kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut dhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka bërë homazhe te vendi i vrasjes së Ivanoviqit.

Ivanoviq është vrarë më 16 janar 2018 përballë selisë së partisë së tij, SDP, në rrethana ende të pasqaruara.

Në fund të vitit të kaluar, Prokuroria Speciale e Kosocvës ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave, serbë të Kosovës, për këtë vrasje.

Gjykimi ndaj tyre pritet të fillojë së shpejti.

Homazhet te vendi i vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Foto: Kallxo.com