Foto: Kallxo

(VIDEO) Mungesa e pjerrinave, i pamundëson votimin qytetarit nga Ferizaj

Në qendrën e votimit më shkollën “Shaban Hashani” në Ferizaj, Faik Kadrija, person me nevoja të veçanta, nuk ka arritur të votoj për shkak të mungesës së pjerrinave.

 

Vendvotimi i tij ka qenë në katin e dytë dhe shkolla ka mungesë të pjerrinave, ndërsa pjerrina e cila është në hyrje të shkollës, nuk ka qenë e pastruar gjë që ia ka pamundësuar votimin.

“Nuk po mundem me votu shkaku se nuk kam ka me hy. Votimet janë në kat të dytë. Nuk kanë kriju kushte KQZ, ata i dinë arsyet e veta pse nuk janë interesuar për personat me aftësi të veçanta”, tha Kadriu për KALLXO.com.

Kadrija është i detyruar të shkoj në një shkollë tjetër të votoj me kusht.