VIDEO - Ditari i një nxënëseje në Mariupol

Alona Zahreba ka mbajtur një video-ditar të jetës në qytetin e rrethuar ukrainas, Mariupol.

Ajo ka treguar se si kanë mbledhur borë kur uji është ndërprerë, si dhe pamje të tymit duke u ngritur në ajër nga shpërthimet e afërta.

Zahreba rrëfen si i kanë shpëtuar plumbave bashkë me nënën e saj duke u mbuluar me një batanije.

Ajo ka treguar për Current Time, projekt i Radios Evropa e Lirë, se si ishte jeta në Mariupol dhe se si ka ikur ajo bashkë me familjen e saj.

Forcat ruse sulmuan javë më parë nga toka dhe ajri objektivat civile në Mariupol, përfshirë maternitetin, shkollat dhe muzeumet.

Në qytet dikur banonin rreth 400 mijë njerëz./REL