VIDEO - Bekë Berisha për hetimin e privatizimit

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha i cili njëherësh është anëtar i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, gjatë mbledhjes së komisioni i ka dhënë disa rekomandime për kolegët e tij.

Berisha i ka bërë të qeshin anëtarët e komisionit me apelin e tij se si duhet të funksionojë komisioni hetimor.

“Filluat fill me këto komentet politike edhe na, mos tutet kërkush se pa dalë në televizor edhe mu shfry s’kem me lanë. Mirëpo pse duhet me u marr teknikisht me këtë punë, edhe unë e kam një besim që ekspertët kanë me na nimu, që është mirë me i angazhu fill se unë e di se ju politkisht ia nisët sot, edhe nëse vazhdojmë qeshtu s’kemi me bo kurgjo, edhe për me ditë diçka, nime duhet eskpertët me na tregu”, tha ai.

 

“Nëse e bojmë sinqerisht këtë punë, kemi me mrri deri te nifarë rezultati se përndryshe kemi me u detyru me ia qit flamurin kombëtar edhe mos mu marr me kurgjo hiç edhe me thanë kjo është e shenjtë mos e prekni, lavdi edhe u kry puna”, shtoi deputeti.

Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë sot ka mbajtur mbledhjen e parë, me që rast edhe është konstituuar komisioni.

Në këtë mbledhje është shqyrtuar drafti fillestar i raportit rreth aktiviteteve të komisionit.

Themelohet komisioni hetimor lidhur me privatizimet, kërkohet të mos politizohet procesi