Ilustrim

VIDEO: Aksioni i inspektorëve të ATK-së në dyqanin e fotografive

 

Emisioni i fundit ‘Drejtësia në Kosovë’ shfaqi pamjet e kontrollit të Administratës Tatimore të Kosovës në biznesin e fotografive.

Ky biznes iu nënshtrua një kontrolli tatimor pas informacioneve të raportuara në KALLXO.com.

Qytetari pretendonte se ky biznes ndonëse ka qarkullim të madh ditor, nuk lëshon asnjëherë kupon fiskal.

Informacioni se ky biznes po i shmanget obligimeve tatimore doli të jetë i saktë, pasi gjatë kontrollit inspektorët konstatuan se biznesi në fjalë nuk mban fare libra të shitjes.

“Ky ditari arkës duhet m’u mbush çdo ditë dhe duhet m’u mbushë kolonat ashtu qysh i ke ba shitjet, blerjet edhe shpenzimet gjatë ditës”, i tha një inspektor këtij biznesi.

Javë më parë “Drejtësia në Kosovë”, shfaqi pamjet e kontrollit të ATK-së, në regjionin e Mitrovicës.

Pamjet nga aksioni I ATK-së, në Mitrovicë mund ti ndiqni në këtë link.