Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Vetura lëvizë në kahun e kundër në qendër të Prishtinës - FOTO

Një veturë është parë duke lëvizur në kahje të kundër të rrugës, në një udhëkryq në Prishtinë.

Pasditen e djeshme, një qytetar ka dërguar fotografi në redaksinë e KALLXO.com ku shihet një veturë, ngjyrë hiri duke lëvizur në kahun e kundër të rrugës.

Siç shihet në fotografi, kjo veturë është parë duke lëvizur në udhëkryqin “Bill Klintoni”, në Prishtinë.

Në këtë rast shoferi I veturës i cili ka lëvizur në kahun e kundër të rrugës ka rrezikuar veten dhe veturat e tjera të cilat lëvizin në kahjen e duhur.