Vetëvendosje e mbledh kryesinë

KALLXO.com merr vesh Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur kryesinë e partisë për të diskutuar për zhvillimet politike dhe për hapat e mëtutjeshme.

Pas përfundimit të djeshëm të takimit mes Hashim Thaçit dhe Albin Kurtit, ky i fundit ka deklaruar se do ta thirrë kryesinë e Vetëvendosjes për ta raportuar për takimin me presidentin dhe se pastaj do ta sjellin propozimin e LVV-së për kryeministër.

“Do të raportoj në kryesinë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe sa më parë të jetë e mundur do të ja sjellim propozimin tonë për kryeministrin e ardhshëm që ky do ta mandatojë”, kishte thënë gjatë ditës së djeshme Kurti.

Gjatë ditës së djeshme edhe LDK, mblodhi kryesinë e saj për 5 orë takime. Në fund përmes një komunikate për media ata njoftuan se janë të gatshëm të flasin me LVV-në.

Albin Kurti prezanton ministrat e vet (VIDEO)