Vetëplagoset një person në Podujevë

Policia e Kosovës njofton se një person në Peran të Podujevës, ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se ishte vetëplagosur me pistoletë.

Sipas Policisë, i dyshuari  është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes Policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me pesë fishekë, një predhë dhe një gëzhojë.

Rasti ka ndodhur më 19.02.2024 dhe është duke u hetuar.