Ilustrim

Vetëm dy deputetë të LVV-së qëndrojnë në seancën për kontratat njëburimore, të tjerët e lëshojnë sallën

Shumimca e deputetëve nga Lëvizja Vetëvendosje janë larguar nga salla e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për kontratat njëburimore të nënshkruara gjatë mandatit të Qeverisë Kurti 2.

Në sallë janë duke qëndruar vetëm dy deputetë të kësaj partie, Visar Korenica dhe Eman Rrahmani.

Shefja e Grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila tha se deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i ka fyer duke i quajtur “hajna dhe shpifësa”.

“Edhe sikur kjo seancë të kishte kuptim tashmë e humbi krejtë … Deputetja që e ka nënshkruar ftesën për këtë seancë na quajti hajna, shpifësa të korruptuar e çdo gjë”- tha Kusari Lila.

“Shumë mirë që kur po paraqiten faktet mbi përqindjen e shpenzimeve të kontratave njëburimore në kohën kur kanë qeverisë nuk po iu pëlqejnë”- shtoi ajo.

Kusari Lila deklaroi se në emër të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes “deklaroj se ne e lëshojmë këtë seancë dhe nuk kemi absolutisht asnjë arsye për ta vazhduar“.

Kuvendi i Kosovës, më 15.03.2024 është mbledhur në seancë të jashtëzakonshme me pikën e vetme të rendit të ditës: “Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për numrin e madh të kontratave njëburimore të nënshkruara gjatë mandatit të Qeverisë Kurti”.