
Ilustrim
Vetaksident në fshatin Prekallë, lëndohen dy persona
30.10.2020 - 22:41
Dy persona kanë pësuar lëndime pas një vet aksidenti që ka ndodhur para pak minutash në fshatin Prekallë të Komunës së Istogut.
Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com, Komandanti i Stacionit të Policisë në Istog, Enver Gashi.
“Mund të ju informoj se para pak minutash ka ndodhur një vet aksident në magjistralen Pejë- Mitrovicë më saktësisht në fshatin Prekallë. Dy persona janë lënduar dhe sipas ekipit mjekësor të njëjtit janë trajtuar njëherë në Qendrën e Mjekësisë Familjare e më pas janë dërguar në Spitalin Rajonal dhe janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Gashi për KALLXO.com.
Gashi gjithashtu ka njoftuar se policia është në vendin e ngjarjes.