Vdiq gazetari Shaban Arifaj

Ka vdekur në moshën 69 vjeçare gazetari Shaban Arifaj. Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Lorik Arifaj.

Shaban Arifaj profesionin e gazetarit e ka nisur në vitin 1974 në Radiotelevizionin e Prishtinës, si spiker, gazetar dhe redaktor.

Më pas ai ka shkruar edhe për gazetat dhe revistat që botoheshin në Prishtinë si ‘Shkëndija’, ‘Kosovarja’, ‘Fjala’ etj.

Gjithashtu, i ndjeri Arifaj ka raportuar për Radio Zagrebin nga Prishtina dhe Brukseli.