QKUK Emergjenca

Vdes personi i aksidentuar në Malishevë më 2023

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14.03.2024 ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), një person që ishte aksidentuar në Malishevë me 14.11.2023.

Sipas Policisë, viktima ka qenë në gjendje kome si pasojë e aksidentit që nga ajo kohë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.