Vdes pasi e zuri lisi që ishte duke e prerë

Raportohet se një person ka vdekur deri sa ka qenë duke e prerë një lis në pyll.

Lisi është rrezuar dhe ka zënë viktimën duke e lënë të vdekur në vend ngjarje.

Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur në fshatin Stupeq i Madh në qytetin e Pejës.

Në vendngjarje kanë dal të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.