Vdes një person në vetaksidentin në Bjeshkët e Strellcit

Një person ka humbur jetën në vetaksidentin që ka ndodhur dje në Bjeshkët e Strellcit.

Sipas Policisë, vetura është aksidentuar derisa shoferi ishte duke qarkulluar nga Bjeshkët e Strellcit në drejtim tё fshatit Strellc të Deçanit, ku me tё arritur në kilometrin e pestё (5), duke mos iu përshtatur kushteve tё rrugës ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës duke u përplasur me njё shkëmb.

Nga ky aksident, lëndime trupore kanё pёsuar tre persona, tё cilët janë dërguar në spitalin rajonal në Pejё ku më pas nga ekipi mjekёsor ёshtё konstatuar vdekja e njёrit nga tё lënduarit tё automjetit, ndёrsa dy tё lënduarit e tjerё janё duke u trajtuar ende në spitalin rajonal në Pejё.

Në këtë aksident është përfshirë një veturë VW me targa vendore kurse aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:45.

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje.