Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Vdes një foshnje në QKUK - Lindja ishte kryer në banesën e nënës

Një foshnje ka vdekur në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.

Foshnja ishte pranuar në klinikë më 16 tetor 2023, rreth orës 06:15.

Dëshmitari i intervistuar nga Policia ka treguar se motra e tij ka lindur foshnjën në banesën e saj më datë 15 e më pas u dërgua në QKUK.

Trupi i pajetë i foshnjës u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, a njoftuar Policia në raportin 24 orësh.