Vdes nëna e Edi Ramës

Sot ka vdekur Aneta Rama, nëna e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në Facebook.

“Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra, e ku mbetëm gjithnjë fëmijë. E di, që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush. Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëj dot për ne sesa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam,” ka shkruar Rama.

Ai nuk ka dhënë detaje mbi shkakun e vdekjes.