Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Vdes në QKUK një grua që ishte aksidentuar në janar të këtij viti

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje me 22.06.2024 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka vdekur një grua e cila ishte aksidentuar në Besi të Prishtinës me 19.01.2024.

Sipas Policisë, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Viktima, sipas policisë, ka qenë këmbësore dhe ishte goditur nga një veturë.