Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Vdes foshnja një muajshe e gjysmë, Policia po heton rastin

Vdekja e një foshnjës rreth një muajshe e gjysmë në fshatin Rakosh të Istogut po hetohet nga Policia e Kosovës.

Foshnja ishte dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, rreth orës 7:45, të enjten më 23.05.2024, sipas raportit policor.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar” – thuhet më tej në raport.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.