Vdes drejtori i Spitalit të Vushtrrisë, Hajrullah Saraqi

Ka vdekur sot drejtori i Spitalit të Vushtrrisë, Hajrullah Saraqi.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri. Ai vdekjen e doktorit e ka cilësuar si humbje të madhe për shëndetësinë e Vushtrrisë dhe gjithë Kosovës.

“Në këtë kohë të rëndë të pandemisë, Dr. Hajra ishte në vijën e parë të përballjes me pandeminë e shekullit, i palodhshëm në ndihmë të infektuarve me Covid 19 por edhe të gjithë pacientëve tjerë. Ishte krah i fuqishëm i Shtabit Emergjent Komunal dhe i imi. Do të na mungosh shumë dok. U takofshim në një vend më të mire”, ka shkruar Tahiri në ‘Facebook’.

Tahiri u ka shprehur ngushllime familjes së të ndjerit dhe gjithë komunitetit shëndetësor të Spitalit të Vushtrrisë.