Vdekje e dyshimtë në Cërrnicë të Gjilanit, gruaja e gjen burrin pa shenja jete në shtëpi
17.9.2022 - 09:02
Një burrë ka vdekur në fshatin Cërrnicë të Gjilanit mbrëmjen e djeshme.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, burri është gjetur pa shenja jete në një objekt përcjellës në oborrin e shtëpisë së tij, nga gruaja e tij.
Viktima, sipas policisë, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi pasi vdekjen e tij e kishte kontatuar ekipi mjekësorë.
Rasti po hetohet si ‘vdekje e dyshimtë’.