Vdekja e 93-vjecarit në Klinë, dyshohet se erdhi nga granata e dorës

Një shpërthim ka ndodhur në një shtëpi në rrugën “Bajram Curri” në Klinë ku si pasojë ka vdekur një burrë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:22.

Shkodran Nikçi, zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës ka deklaruar për KALLXO.com se dyshimet fillestare janë për vetëvrasje.

Ai tha se mjeti shpërthyes dyshohet të jetë granatë dore, ndërsa viktima sipas regjistrit është 93 vjeçar.

Ndërsa më parë, zëdhënësi i Policisë për regjionin e Pejës, Fadil Gashi ka treguar për KALLXO.com se në vendin e ngjarjes kanë shkuar Policia e Kosovës bashkë me njësitin për deminim dhe prokurori i shtetit.

Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor dhe me vendim të prokurorit trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti është cilësuar si hetim i vdekjes.