Valbon Krasniqi, infektolog. Foto: Kallxo.com

Valbon Krasniqi: Ishim duke shkuar drejt fundit të pandemisë

Infektologu Valbon Krasniqi i ftuar në emisonin “Click” tregoi se a ka kaluar pandemia në Kosovë.

Krasniqi tha se vendi ishte duke shkuar drejt fundit të pandemisë, pasi që numri i të prekurve me coronavirus aktiv para një muaji ishte zbritur nën 200.

“Ne nuk do ta përjetojmë fillimin e pandemisë sa do që shifrat jnaë të larta tani më nuk jemi në fillim të pandemisë”, tha Krasniqi.

Sipas tij, rritja e numrit të të infektuarve është si rezultat i relaksimit të përshpejtuar me zbutjen e masave të parapara për fazën e tretë. /21Media