
Foto: FSK/ facebook
Ushtarët e Kosovës pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “Winter Exercise 23” në Turqi
Një kontingjenti i FSK-së është duke marrë pjesë në ushtrimin njëmujor “Winter Exercise 23” në Turqi përkrah vendeve partnere.
Sipas njoftimit, qëllimi i ushtrimit përfshin: sigurimin e bashkëpunimit dhe koordinimit në operacionet e kombinuara, testimin e aftësive luftarake të trupave, rritjen e sinkronizimit të zjarrit dhe manovrimit, trajnimin e trupave në tema kyçe (dislokimi, shërbimi i ushqimit, veshmbathja, furnizimi dhe aktivitetet e mirëmbajtjes, mbijetesën), si dhe funksionimin e sistemit të komandës dhe kontrollit në dëborë dhe kushte të vështira dimri.
Forca e Sigurisë së Kosovës me qëllim të ngritjes dhe avancimit të kapaciteteve profesionale të njësive të saj, është pjesë e ushtrimeve ndërkombëtare për të arritur ndërveprueshmërinë në operacione të përbashkëta, thuhet në njoftimin e FSK-së.