Ushtarë të rinj amerikanë nisen për në Kosovë

Ushtarë të rinj amerikanë do t’i bashkohen misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë. Këtë e ka bërë të ditur, Misioni i NATO-s përmes një postimi në “Twitter”.

“Ushtarët tanë amerikanë janë të gatshëm për mision! Trupat i kanë përfunduar përgatitjet në Iowa, ShBA, dhe do të largohen për të marrë pjesë në një angazhim paqeruajtës të NATO-s në Kosovë. NATO/KFOR-i vazhdon të sigurojë një mjedis të sigurt për Kosovën”, thuhet në postimin e tyre./21 Media