Ushqimet shiten në hapësira përplot me pluhur e baltë (VIDEO)

Pjesa e shitjes me shumicë përgjatë drejtimit në Fushë Kosovës është në kushte të papërshtatshme.

Kjo pasi që qindra prodhues vendor detyrohen të ekspozojnë prodhimet në pluhur, baltë e afër mbeturinave.

Tregtarët ankohen për mos pastrim që një kohë të gjatë, pjesë kjo që gjendet nën administrimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

“Vi nga komuna e Malishevës për më shit prodhimet tona, është problem shumë me punu këtu. Është shumë pluhur i madh, bërrllok. Nuk e di kush i mbikëqyr këto sene. Na hyrjen e paguajmë sa herë të vijmë”, thotë njëri tregtar për RTV21.

Edhe tregtarë të tjerë që vinë nga komuna të tjera të vendit, ankohen se nuk është e shëndetëshme që produktet të ekspozohen në një ambient të tillë.