Vjosa Osmani, Foto: Kuvendi i Kosoves

Urimi i Vjosa Osmanit për festën e Fitër Bajramit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar të gjithë besimtarët për Fitër Bajram.

Në urimin e saj, Osmani tha se kjo festë na gjen në një situatë ndryshe, nga herat tjera. Andaj, sipas saj, urimet duhet të bëhen në distancë.

“Besimtarët myslimanë po e përmbyllin sonte muajin e gjatë të solidaritetit, dashurisë e mirëbesimit mes njerëzve, por edhe të sakrificës në emër të dashurisë, mëshirës, humanizmit e solidaritetit. Nesër, do ta festojmë festën e madhe të Fitër Bajramit. Sado që këtë vit, për shkak të situatës me pandeminë, s`do të mund të takohemi për t`ia uruar njëri-tjetrit, uroj që të gjejmë mënyra për ta shpërndarë dashurinë për familjen, të afërmit e miqtë, duke e shpërfaqur shpirtin solidar”, ka shkruar Osmani.

“Uroj po kështu që kjo festë të na shërbejë për t’u ofruar ndihmë e dashuri njerëzve që kanë më së shumti nevojë, për t`iu gjetur pranë të varfërve e të pastrehëve dhe për ta dëshmuar se bota do të jetë edhe më e mirë falë këtij angazhimi! Festa e Bajramit sjelltë në familjet tuaja paqe, lumturi e begati!”, thuhet në urimin e saj.

Fitër Bajramin e kanë uruar edhe krerët tjerë institucional të vendit.