UP emëron anëtarë në Këshillin Botues dhe atë të Ankesave

Senati i Universitetit të Prishtinës sot ka votuar një anëtare të re në Këshillin Botues

Mrika Kotori u emërua një zëri në këtë mbledhje dhe pa asnjë diskutim.

Emërimi i Kotorit erdhi pasi që një anëtar i deritanishëm në këtë këshill është pensionuar.

Në po këtë mbledhje, senati ka emëruar Florent Muqajn si anëtar të Komisionit për Ankesa dhe Parashtresa të Senatit.

Muqaj u përkrah njëzëri nga senatorët dhe nuk pati ndonjë diskutim.

Emërimi i tij erdhi pasi që anëtari i deritanishëm ka dhënë dorëheqje dhe që është pjesë e Këshillit Drejtues të UP-së.

Mbledhja e senatit po vazhdon me pika të tjera.