Ujësjellësi “Prishtina” dërgon borxhlinjtë te përmbaruesi privat

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina ka kërkuar nga konsumatorët që të përmbushin obligimin për pagesa nga shpenzimet mujore.

Sipas kompanisë për furnizim stabil kërkohet angazhim maksimal në trajtimin e ujit dhe mirëmbajtjen e rrjetit.

“Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a., krahas lehtësimit të kritereve për programimin e borxheve deri në 3 vjet, kërkon nga ju që të përmbushni obligimin tuaj ndaj pagesës së faturave të rregullta mujore për shpenzimin e ujit.

Për të përmbushur këtë mision me sukses dhe për të ofruar furnizim stabil me ujë të pijshëm dhe cilësor, sigurisht që kërkohet angazhim maksimal dhe ka kosto të lartë në trajtimin e ujit dhe mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit në vazhdimësi,” thuhet në njoftim.

Ujësjellësi ka njoftuar se do fillojë më procedimin e borxhlinjëve tek përmbaruesi, e cila vlen për konsumatorët që kanë borxh mbi 100 euro.

Sipas ujësjellësit deri tani janë bërë gati 250 lëndë, kurse deri javën tjetër do përgatiten edhe 250 më shumë.

KRU “Prishtina”do të filloj përfundimisht me procedimin e konsumatorëve borxhlinj në procedurë përmbarimore tek Permbaruesit Privat ( kjo vlen për konsumatorët me borxhe mbi 100 euro). Inicimi i kësaj procedure përmes Përmbaruesve Privat krijon shpenzime shtesë për ju dhe do të vështirësonte përmbushjen e obligmit tuaj duke paguar taksën shtesë.

Janë përgatitur 250 lëndë që të dërgohen në këtë javë te Përmbaruesit Privat, (kryesisht lëndë me borxhe të larta) ndërsa edhe 250 lëndë të tjera javën tjetër,” thuhet tutje në njoftim.