Ujësjellësi: Dëmtimi i gypit në rrugën "Agim Ramadani" lë pa ujë banorët

KALLXO.com para pak minutave raportoi për dëmtimin e një gypi në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinës

Arjeta Mjeku, zëdhënës e Ujësjellësit Prishtina ka bërë të ditur se si pasojë e këtij dëmtimit, banorët në rrugën “Agim Ramadani” do të mbesin pa ujë të pijshëm.

“Erdhi edhe muaji tetor dhe ne ende po ballafaqohemi me dëmtime të gypave të ujit, që po shkaktohen nga kontraktorë e nënkontraktorë të ndryshëm të institucioneve. Rruga “Agim Ramadani” në Prishtinë, nga ky moment do mbeten pa ujë të pijshëm”, ka thënë Mjeku.

Ajo tutje ka treguar se ky gyp është dëmtuar nga ndërtues të rrugëve.

“Ekipet e operimit dhe mirëmbajtjes janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Mjeku.

(FOTO) Shpërthen gypi i ujësjellësit në rrugën “Agim Ramadani”