(FOTO) Shpërthen gypi i ujësjellësit në rrugën “Agim Ramadani”

Një gyp i ujësjellësit ka shpërthyer në rrugën “Agim Ramadani”, saktësisht mbrapa Teatrit Kombëtar në Prishtinë.

Një qytetar ka dërguar fotografi në redaksinë e KALLXO.com ku shihet vendi ku ka shpërthyer gypi, duke shkaktuar rrjedhje të ujit në masë të madhe.

Nuk dihet ende se si është shpërthyer ky gyp, por në vendin e ngjarjes shihet një eskavator i cili ka filluar punën në rregullimi e këtij problemi.